MENU
klinika

"Ky kërkon t’i presë kokën kujdo..."

Prishja e “Prestige Resort”/ Fatos Lubonja: Jemi në rrezik të madh

01.12.2022 - 22:36

Aalisti Fatos Lubonja ka komentuar prishjen e paligjshme të Prestige Resort. Në emisionin “Open” në News24, analisti tha se jemi në rrezik të madh, pasi Rama kërkon ti presë kokën kujdo që kërkon ti thotë “i ke veshët e gjata”.

Ndërsa rastin e krahasoi me një përrallë, Lubonja u shpreh se jemi në rrezik të madh dhe se prishja është selektive.

Lubonja u shpreh se Rama mori pushtetin “me nje pallat nje vote”.

Lubonja: Si ta filloj unë këtë?! Para shumë kohësh kam bërë një shkrim për Ramën dhe kam treguar një përrallë. Le ta fillojmë me një përrallë. Na ishte një mbret që i gishte veshët shumë të gjatë si të gomarit, kur shkonin berberët që ta qethur i pyeste: Ore cfarë pe ti tek unë? Veshët i thoshin ata. Ai i priste kokën. Shkon, i pari, i dyti, i treti. Veshët i thoshin ata. Ky i priste kokën. Kur shkon një berber tjetër, i thotë mbreti cfarë pe? Ky siduket e nuhati dhe i tha, asgjë. E la këtë. Por ky nuk rrinte dot sepse i pa veshët. Gjeti një gropë ku do mbillej një pemë aty dhe shkoi te ajo gropa dhe tha: Mbreti i ka veshët e gjatë si të gomarit. Më pas iku ky. Aty shkoi ai që do mbillte pemën. Mbolli pemën ai, doli pema dhe mori njeri një degë të kësaj pemës dhe beri fyell. Ai i binte fyellit dhe fyelli thoshte: Mbreti i ka veshët e gjatë si të gomarit.

Ky është problemi. Ky do të mbulojë të vërtetat me dhunë duke prerë kokat. Nuk e kupton se sado të përpiqet vetëm diskrediton veten. Ka nxjerrë një teori, që “unë jam viktimë e oligarkëve”. Ky është viktime e oligarkëve. Ky që e ka ndërtuar këtë sistem, që e mori pushtetin një pallat një votë. Tani thotë se këta më sulmojnë mua se kanë interesa. Dhe ne që flasim jemi vegla të oligarkëve që mbulojmë realitetin e bukur që ka ndërtuar ky, që i themi i ka veshët e gjata ndërkohë që nuk i ka të gjata. Kjo është historia me dy fjalë. Kur e pyeti njëherë Çani, ora ca janë këta kazanë? Lubonja kazan Bushati kazan. I tha ky, po pronarët? Ai tha, jo ata nuk kanë faj. Ata kanë faj vetëm që i marrin këta.

Jemi në rrezik të madh, që kjo është selektive atë e dinë të gjithë. rreziku është që ky do të presë çdo njeri që thotë i ke veshët e gjata. Do ti presë kokën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Është shkelur leja e ndërtimit

IKMT shemb godinën e restorantit në ‘Prestige Resort’


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin