Sali Berisha ka sulmuar sot SHBA dhe Bashkimin Evropian duke i fajësuar për mos reagim të tyre ndaj tensionit në veri të Kosovës. Në përpjekje për të bërë një analizë politike për t’i mbushur mendjen foltores se Perëndimi është kundër shqiptarëve, Berisha thotë:
“Por ajo që është e paprecedent është mos dënimi, madje edhe njëfarë justifikimi me heshtje i zhvillimeve në veriun e Kosovës nga faktori ndërkombëtar, përfshi këtu të deleguarit e BE dhe SHBA për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë.”
Nuk ja vlen të merresh me broçkullat që thotë rreth shkaqeve të tensionit në veri të Kosovës dhe as ideve që jep për rrugëzgjidhje.
E vetmja gjë interesante që thotë është se i kërkon perëndimit të ndëshkojë rëndë liderin e Serbisë Aleksandër Vuciq. Nuk e ka keq këtu. Në të vërtetë, Vuiciq është njeriu më me ndikim tek serbët e Veriut të Kosovës dhe ka plot pushtet për ta qetësuar situatën.
Por ajo që nuk kuptoj është se si një njeri që po bën kryengritje në Shqipëri kundër SHBA po i kërkon SHBA të ndëshkojë një njeri në Serbi, që të qetësojë veriun e Kosovës. SHBA ka futur në të njëjtën listë të zezë me Berishën udhëheqësit e serbëve në Kosovë dhe udhëqësit e serbëve në Bosnjë. Pra Berisha është në të njëjtën listë me Dodikun dhe udhëheqësit e serbëve të Kosovës. Kjo për serbët e e Kosovës dhe Bosnjës është një dekoratë, pak a shumë siç po e trajton dhe Berisha ndëshkimin ndaj tij.
Jam shumë i çuditur pse ky beson që nëse shtohet dhe Vuciq në listën e Berishës, pra bëhet shok me të, ai do bëhet burrë i mirë e dëgjueshëm, e jo si ky e Dodiku. Ky për lekët e djalit, vajzës dhe gruas po bën kryengritje kundër SHBA dhe është gati të djegë Shqipërinë, kurse për veriun e Kosovës beson se po u ndëshkua Vuciq nga SHBA, qetësohet situata. Qenka burrë i dëgjueshëm Vuciqi krahasuar me këtë!