MENU
klinika

Nga Ylli Pata

Pse opozita heziton të miratojë votën e diasporës?

27.12.2022 - 19:34

Nëse ka një diskurs që i bashkon së bashku pjesët e ndara të opozitës së sotme është ai i braktisjes së Shqipërisë sipas tyre, nga keqeverisja e Edi Ramës. Kjo propagandë, përveç partive të opozitës ngrihet edhe nga mjaft organizata të shoqërisë civile, që gjithsesi e ngrenë si slogan publik, më shumë se një studim apo qasje e thellë. Gjithsesi, duhet thënë se që nga Meta, Berisha, Alibeaj, apo edhe partitë e vogla, të gjithë thonë se Shqipëria po braktiset se kjo i leverdis mazhorancës.

Shqipëria ka një ligj zgjedhor, i cili de jure u jep mundësinë të gjithë shqiptarëve për të votuar aty ku janë. Por kjo nuk është vënë në zbatim, vetëm se nuk ka një dakordësi politike. Të paktën me zë, mazhoranca e ka mbështetur votën e shqiptarëve jashtë vendit, kurse opozita sa herë është dhënë rasti ka shprehur kundërshtimin, duke deklaruar se nuk ka garanci të votës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me zërin e Ilirian Celibashit, e hapi sërish këtë çështje, por bëri të ditur se ajo do shtyhej përpara, vetëm nëse ka një akord politik nga forcat politike që marrin pjesë në zgjedhje.

“Kjo çështje të marrë sa më parë vëmendjen e Parlamentit të Shqipërisë por me siguri më së pari të partive politike pasi me siguri do të jetë një proces i diskutimit dhe konsultimit politik dhe do të ishte e dobishme që ky proces të niste sa më shpejt se sa më shumë kohë kalon aq më afër jemi datës të zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme parlamentare”, tha Ilirian Celibashi.

Po përse nuk flet askush, të paktën për ta shtruar në debatin publik, që nga Beta e Berisha, deri tek panelet që pëezgjidhen në zyrat e propagandës?

Nëse në të vërtetë mazhoranca nuk do, atëherë opozita e ka mundësinë që të l;ja lërë dobiçin në derë, duke e shtyrë sa më fort dhe e kthyer kauzë politike.

Në fakt nuk e do, pasi në vija të trasha kjo nomenklaturë politike e PD-së, që ka dalë nga modeli hibrid i “kompromisit 2008” është një model politik që kontrollohet në tavolinë se kush janë votuesit, e sa deputetë mund të marrësh. Ndërsa hyrja e diasporës në lojë do të prishë të gjithë planet, duke bërë shumicën e gjërave të paparashikuara.

Në vitin 2013, Kreshnik Spahiu, që drejtonte Aleancën Kuqezi, i propozoi koalicionit PS-LSI një numër deputetësh që vinin nga diaspora. Me insisimin e Metës, hyrja në politikë e shqiptarëve jashtë vendit u fodit që në lindje.

Nëse do të kishte hapësira për njerëz të rinj në elitën politike shqiptare, ata do të kishin ardhur e nuk do të ishim vendi i vetëm në Europë ku nuk ka ardhur Epoka e Akullnajave, por sundojnë dinosaurët e periudhës jurasike, edhe pse janë në versionin zombie, pas daljes nga dhoma e kirurgut plastik.

Pasi nuk ka asnjë justifikim tjetër. Partitë e mëdha kanë apo grupet politike të kastës knë natyrisht edhe jashtë kënde militantësh që i komandojnë ende. Po rata i friksohen pjesës tjetër të diasporës, e cila jo vetëm nuk komandohet, por as nuk njihet realisht se si do të votojë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN