MENU
klinika

Zgjedhjet lokale të 14 majit

Rama mbledh drejtuesit e qarqeve të PS

13.12.2022 - 11:39

Të martën, në orën 16:00 kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me drejtuesit e qarqeve.

Në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një konferencë për mediat pak javë më parë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se kostoja se zgjedhjeve të ardhshme vendore do të jetë 5.3 mld lekë.

Më 6 mars përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve.

5 mars 2023 përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve dhe më 27 mars përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe të listave të shumë-emërore për anëtarë të Këshillit Bashkiak.

Sakaq, më 14 prill fillon fushata zgjedhore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga kundërshtmi i britanikëve tek tundimi i suedezëve

ANALIZA: Revolta e botës ndaj masave antiCovid