MENU
klinika

Shifrat

Rekord me COVID-19 në Shqipëri, MSH: Në 24 orë vetëm 1 person i infektuar

09.12.2022 - 20:26

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar raportin e fundit mbi situatën e Covid-19 në Shqipëria. Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 101 teste, nga të cilat vetëm një qytetar ka rezultuar pozitiv. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 101 testime, 1 qytetar i infektuar, nuk ka humbje jete dhe 20 të shëruar në 24 orët e fundit

9 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 101 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Tiranë.

Janë 162 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,621 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 101

Testime totale 2,012,211
Raste pozitive 332,377
Raste të shëruara 328,621
Raste Aktive 162
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 108
Vlorë 17
Fier 11
Gjirokastër 8
Shkodër 5

Berat. 5
Durrës. 3
Lezhë. 2
Elbasan. 2
Korçë. 1