MENU
klinika

Askush si ai

Rekordet që theu Leo Messi në Botëror!

18.12.2022 - 21:05

Në këtë Botëror, Lionel Messi përjetësohet në historinë e futbollit, pasi përveç trofeut që i mungonte në palmaresin e tij, ai theu disa rekorde që me siguri do të qëndrojnë gjatë.

Vetëm me pjesëmarrjen në finale të kësaj Kupe Bote, Lionel Messi theu rekordin e parë, atë të më shumë ndeshjeve në Botërore, 26, duke kaluar Lothar Matthaus. Gjithashtu, ylli i botës bëhet lojtari që është përfshirë në 21 gola, me 13 rrjeta dhe 8 asiste.

Gjithashtu, Messi në fund fitoi edhe “Topin e Artë” të Botërorit, teksa e bën të vetin për të dytën herë pas asaj që fitoi në vitin 2014-n, si asnjë tjetër në Kupat e Botës. Messi u shpall edhe katër herë njeriu i ndeshjes nga 7 në total, një tjetër rekord më vete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN