MENU
klinika

Në garë për drejtor të Teatrit Kombëtar

Rez Veleshnja sulmon Altin Bashën, ka një thirrje për Ramën!

04.12.2022 - 12:25

Aktori i njohur i “Portokalli”, Rez Veleshnja ka sulmuar sot drejpërdrejt regjisorin, Altin Basha, i cili u largua nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”., për të kandiduar për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, në garë me Kiço London, Arben Derhemin dhe Elma Dorezin.

Lirimin e tij nga detyra e firmosi zëvëndëskryeministrja, Belinda Balluku, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ishte jashtë vendit. Por ndërkohë që gara po bëhet e nxehtë, aktori Rez Veleshnja ka dalë hapur me një status në Instagram kundër kandidaturës së Altin Bashës, i cili ka qenë për vite të të tëra regjisor i “Portokalli”.

Rez Veleshnja sulmon direkt Altin Bashën: Kryeministër, kujdes kë

Edhe pse Rezi nuk përmend emër, kuptohet qartë që statusi është sulm i qartë kundër kandidaturës së Altin Bashës, duke përmendur dhe si dështim të tij të fundit programin e humorit “Kosherja”, që nuk mundi t’i mbijetonte tregut dhe u mbyll këtë sezon televiziv. Brenda këtij statusi, Veleshnja paralajmëron Kryeministrin, të ketë kujdes kë do vendosë drejtor të TK, duke iu referuar Altin Bashës. Brenda këtij shkrimi lexoni statusin e plotë të Rez Veleshnjas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Altin Basha tregon si qëndron e vërteta

Pas 17 vitesh, “Portokalli” largohet nga Top Channel?!

Në krah të Xhemit dhe Altinit

Salsano zbulon detajet e programit të ri

Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin

Prapaskena e rikthimit të moderatores në ekran