Rihanna ka ndarë pamjet e para zyrtare të djalit të saj të vogël, të cilin e mirëpriti me partnerin A$AP Rocky në maj të këtij viti.
Vetë ylli i muzikës ka ndarë një video të ëmbël në TikTok-un e saj, ndërsa “Hollywood Unlocked” ka ndarë disa foto të tjera.
Megjithëse çifti e zbuloi fytyrën e djalit të tyre të vogël, emri i tij nuk është bërë ende i ditur.
Rihanna ka plane për zgjerim të familjes së saj. Këngëtarja dëshiron më shumë fëmijë me partnerin e saj, reperin ASAP Rocky.
Një burim për “Enterntainment Tonight” zbuloi se dyshja janë kaq shumë të lumtur me njëri tjetrin si dhe me fëmijën e tyre.
“Rihanna dhe ASAP janë shumë të dashuruar dhe po kalojnë shumë mirë së bashku. Ata po ashtu janë bërë një ekip i përkryer kur bëhet fjalë për fëmijën e tyre”, tha burimi
“Do të dëshironte më shumë fëmijë me ASAP në të ardhmen”, vijoi më tej burimi.
Rihanna ka folur me heret edhe për mëngjeset me fëmijën e saj me Asap Rocky-n.
“O zot, mëngjeset, si të shohësh fytyrën e tij të mëngjesit! Duke parë një fëmijë me çanta të vogla dhe duke u zgjuar dhe ata thjesht janë të befasuar. Ata po përpiqen të kuptojnë se ku janë. Është pjesa më e lezetshme, është pjesa ime e preferuar e ditës”, tha këngëtarja për ET.
Nga ana tjetër, kujtojmë se artistja me famë botërore po përgatitet për “Super Boël”.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë artistja përmes një postimi në Instagram.
Ajo do të performojë në “Super Bowl Halftime 2023” në Glendale, Ariz dhe fansat janë që tani shumë të entuziazmuar.
Mirëpo, së fundmi këngëtarja është pyetur se si ndihet që tani për performancën e saj.
Ajo tha: “Jam nervoze, por jam e emocionuar”, raporton TMZ.