Muzeu Arkologjik i Korçës pritet t’i nënshtrohet restaurimit total duke përfshirë dhe rikonceptimin e tij.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga projekti i restaurimit të këtij muzeu.
Rama tha se “godina në fjalë, dikur banesa historike e Fani Pjastos, është monument kulture i kategorisë I, e ndodhur në brendësi të Qendrës Historike të qytetit të Korçës, dhe mbart vlera të veçanta arkitektonike e tradicionale”.
Projekti i restaurimit parashikon restaurimin total të objektit në të gjitha elementet e tij, përforcimin e strukturës dhe restaurimin e elementeve arkitektonikë. Projekti parashikon gjithashtu ndriçimin e Muzeut dhe sistemimin e jashtëm.
Kjo shtëpi është një ndërtim i formës 3-katësh me sipërfaqe rreth 140 m2 e tipit me oborr të brendshëm.