Vendi prej ditësh është përfshirë nga moti i keq, me reshje shiu në zona të ndryshme të vendit dhe reshje bore në zonat malore.
Ndërkohë situata e përmbytjeve në Shkodër duket se është më shqetësuese. Bashkia Shkodër ka publikuar të dhënat e reja rreth përmbytjeve, ku bëhet me dije se në njësinë administrative në Anën e Malit janë të përmbytura 1100 Ha.
Ndërsa disa rrugë janë të pakalueshme nga mjete të ulëta dhe mund të jenë të kalueshme vetëm me mjete ushtarake.
Njoftimi:
Situata në Bashkinë Shkodër nga raportimet e deritanishme ora 08.00 është si më poshtë:
1.Kuota Drin 6.80 m (e rritur 1 m me oren 16.00 të ditës së mërkurë) 7.50 m kuota max
2.Kuota Liqen 8.55 ( e rritur me 40 cm) 8.70 m kuota max
Ndryshe nga një ditë më parë ku kishim 600 Ha, këtë të enjte sipërfaqja e përmbytur ka shkuar 1920 Ha.
NjA Ana Malit ka të përmbytura 1100 Ha.
Në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete të ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake ( 1 mjet me 4 forca ne dispozicion)
Ujesjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.
Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, sip toke rreth 300 Ha.
Berdice 200Ha, Guri Zi 170 Ha, Velipoje 150 Ha.
Rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rreshqitjet e dherave. Strukturat e EC Bashkia Shkoder janë në terren për monitorimin e situatës.