MENU
klinika

Ka edhe ditë të vështira!

Rudina Dembacaj flet për Mark Frrokun: Më acaron…

19.12.2022 - 12:24

Moderatorja Rudina Dembacaj është shumë e hapur kur flet për marrëdhënien e saj me ish-deputetin e PS, Mark Frrokun.

Ajo ka pranuar se përpos momenteve të lumtura kanë edhe ditë të vështira, duke treguar edhe “defektet” e bashkëshortit të saj.

Në një intervistë së fundmi, Rudina Dembacaj u shpreh se Mark Frroku e “acaron” pak, teksa theksoi se edhe vetë është “natyrë ekstremiste”.

Moderatorja dhe aktorja megjithatë u shpreh se deri tani fundi është gjithmonë pozitiv, ndërsa shtoi “nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet”.

“Nuk shkojmë vetëm mirë, por më acaron pak, ngaqë jemi në TV s’do themi vetëm të mirat. Unë jam pak natyre ekstremiste, dhe të them të drejtën acarohem shumë shpejt.

Fundi është gjithmonë pozitiv, deri tani të paktën, se unë e kam deklaruar gjithandej se nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet, deri tani jam shumë e lumtur. Flasim prapë herë tjetër”, u shpreh moderatorja.

Kujtojmë që Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me regjisorin Eduart Grishaj, i cili tani është në një marrëdhënie me Arbana Osmanin, me të cilën ka edhe 2 fëmijë.

Gjithashtu, ajo ka qenë e martuar me Aleksander Varfajn dhe kanë një vajzë së bashku, Viktorian, por kjo marrëdhënie dështoi dhe ai ka vazhduar jetën e tij me dikë tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti...

Kush është ish-deputeti që i ka vjedhur zemrën Rudinës?

Rudina Dembacaj flet për historinë e saj

“Mekaniku është goxha çun, Marku është super burrë”