MENU
klinika

Këmbëngul Putin

“Rusia, gati të negociojë por Ukraina e Perëndimi refuzojnë”

25.12.2022 - 14:11

Rusia është gati që të negociojë me të gjitha palët që janë të përfshirë në luftën në Ukrainë. Kështu ka bërë të ditur presidenti rus Vladimir Putin ndërsa akuzoi Kievin dhe aleatët e tij perëndimor se po refuzojnë që të negociojnë.

Ndërsa fliste në një intervistë me televizionin shtetëror, Rossiya 1, Putin tha: “Ne jemi gati që të negociojmë me këdo që është i përfshirë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, por kjo mbetet në dorën e tyre, nuk jemi ne ata që po refuzojmë të negociojmë, por ata.”

Sipas liderit rus, vendi i tij po ecën në rrugën e duhur në Ukrainë “sepse Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA, po përpiqet që të ndajë Rusinë në dysh,” shtoi ai.

Kujtojmë se Moska vijon të përsërisë se është e hapur për negociata, por Kievi dhe Perëndimi besojnë se deklaratat e Putinit janë thjesht një mënyrë për të fituar kohë pas disfatave të njëpasnjëshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i CIA-s për bisedimet e paqes mes Rusisë e Ukrainës

“Kremlini nuk është serioz për negociatat”

Zëvendëskryeministri i M. e Veriut, Artan Grubi

“Institucionet e Kosovës duhet të përkrahin nismën e Ramës”