MENU
klinika

U arrestua pasi tentoi të futej në uzinën e armëve

Rusia kërkon ekstradimin e ruses Svetlana Timofoeva

19.12.2022 - 18:16

Autoritetet ruse kanë kërkuar ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e cila u arrestua se bashku me dy shtetas të tjerë,  të cilët tentuan që të futen në ish-uzinën e armëve në Gramsh, si dhe sulmuan dy ushtarët shqiptarë që po ruanin uzinën.

Bëhet me dije se në Prokurorinë e Elbasanit ka mbërritur një kërkesë nga Rusia, ku kërkohet ekstradimi i Timofoevës. Kërkesën e ekstradimit të Rusisë do ta shqyrtojë në javët në vijim Gjykata e Elbasanit.

Kujtojmë se dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar në muajin gusht pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Ndërsa në Poliçan mesditën e 21 gushtit, 4 çekë u kapën  nga policia. Dy prej tyre ishin futur brenda tuneleve të fabrikës së armëve. Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë thuhet në dosjen e prokurorisë

2 rusët dhe ukrainasi erdhën me mision sekret në Shqipëri…