MENU
klinika

Përçarja në PD

Salianji i jep goditjen e fortë Bashës: Nuk i intereson bashkimi…

19.12.2022 - 21:32

Dy palët në Partinë Demokratike nuk kanë arritur një konsensus për t’u bashkuar, por deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje për zgjedhjet lokale 2023. Ndonëse Sali Berisha ka caktuar kandidatët përmes primareve, Salianji thotë se mund të arrihet marrëveshje për bashki të caktuara dhe të fusin kandidatët e grupit tjetër në PD. Më të preferuarin Salianji thotë ta zgjedhin me sondazhe.

I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ me Denis Mingën, Salianji tha se bashkimi i PD nuk ka ardhur pasi nuk ka pas vullnet nga asnjëra palë. Nga njëra anë, demokrati thotë se Bashës nuk i intereson bashkimi sepse do vulën për të krijuar një parti shumë të vogël, e nga ana tjetër shprehet se Rithemelimi s’ka bërë përpjekje aq sa duhet.

“Ka prapë kohë që duke ceduar secili në egon e vet. Pse të shkruar në gurë janë, kushtetua ndryshon për dy ditë jo kandidatët. Zot i vetes ai që është kandidat mund të bëjë zgjedhje të caktuara nëse ka kandidatë që me sondazhe janë lart. Çështja është a ka vullnet. S’ka vullnet për tu bërë bashkimi se ka një projekt vullneti politik që ta mbajë Basha vulën për të bërë një projekt të tij politik më të vogël. Këtu do jemi dhe do ta shohim lëvizjet. S’ka bërë përpjeke as rithemelimi për të bërë bashkimin. Kështu si pjesa tjetër nuk mund të thotë se nuk vij se kam vulën. Do bëj prapë përpjekje për ta çuar drejt bashkimit dhe drejt një kandidati”, tha Salianji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Kushtet e një diktature'

Basha: Rama ka ngritur një shtet privat

Salianji: Me aq sa e lexoj unë politikën…

A do të dorëhiqet Lulzim Basha?