MENU
klinika

Financim i tubacionit të gazit Fier – Vlorë

Samiti i BE, çfarë fituam për energjinë – Detajet

07.12.2022 - 15:41

Një ditë pas samitit BE – Ballkani Perëndimor zbardhen detajet e Paketës së Mbështetjes për Energjinë për Shqipërinë, që fokusohen në diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë dhe përballimin e blerjeve të energjisë. Më konkretisht, janë 85 mln euro, që do të jenë mbëhstetje e drejtpërdrejtë për të balancuar humbjet në buxhet nga blerja e energjisë me çmime të larta.

Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN përgjatë këtij viti Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka shpenzuar rreth 340 mln euro për blerjen e energjisë, teksa së fundmi undi të arkëtonte 6 mln euro nga shitja e saj, pas shirave të 2 javëve më parë.

Gjithsesi, fondi i BE-së do të jetë për blerjet që mund të kryhen në vijim. Paralelisht, gjatë Samitit të Bashkimit Evropian u arrit dakordësia për financimin nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e tubacionit të transmetimit të gazit nga termocentrali i Vlorës në pikën dalëse të gazsjellësit TAP në Fier. Për këtë projekt ka përfunduar prej vitesh studimi i fizibilitetit, ndërkohë që sipas Master Planit të Gazit, mesi i vitit 2018 duket të shënonte nisjen e ndërtimit, ndërkohë që në fund të vitit 2019 parashikohej dorëzimi i veprës.

Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur, ndërkohë që aktualisht TEC-i është një vepër energjetike që vetëm shpenzon para’, pasi nuk është në funksionim. Ndërkaq, qeveria shqiptare synon të përfitojë financim nga një paketë e dytë, në kuadër të fondeve që akordohen nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Projekti i parë parashikon ndërtimin e një parku fotovoltaik nga Koroporata Elektoenergjetike Shqiptare, në zonën e Belshit, me kapacitet të instaluar prej 50 MË. Projekti i dytë është pajisja e 25 mijë kabinave me matës inteligjentë, që pritet të sjellin uljen e humbjeve teknike të energjisë në rrjet, ndërsa i treti synon zgjerimin e skemës së mbështetjes për instalimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit për 20 mijë abonentë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN