MENU
klinika

Pas aludimeve për një romancë të re

Shakira vendos t’u “mbyllë” gojën të gjithëve me përgjigjen e saj!

05.12.2022 - 12:49

Tashmë Shakira dhe Gerard Pique vijojnë jetën e tyre në rrugë të ndara! Mirëpo, së fundmi, por përflitet për një romancë të re të Shakirës.

Me kë?

Marca.com shkruan se këngëtarja e njohur ka gjetur dashurinë me instruktorin e saj të sërfit.

Ai quhet Gorka Ezkurdia dhe është 24 vjeç.

Një foto e tyre është shkrepur ku ata duken mjaft të qeshur më njëri-tjetrin.

Por si është e vërteta?

Shakira tashmë ka reaguar pas aludimeve të forta dhe mesa duket këngëtarja e njohur është lodhur nga zhurma e mediave dhe jo vetëm.

Por ajo ka vendosur t’u mbyllë gojën të gjithëve duke u dhënë një përgjigje një herë e mirë.

Shakira tha për mediat se:

Në respekt për fëmijët e mi dhe momentin e pambrojtur që po kalojnë, kërkoj nga mediat të ndalojnë spekulimet. Unë nuk kam partner dhe asgjë tjetër përveçse t’i përkushtohem plotësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre.

Pas ndarjes nga Pique, Shakira ka qenë në vëmendjen e mediave gjatë gjithë kohës. Ajo është përfolur për romanca të reja, projektet e saj muzikore si dhe për marrëdhënien me Pique.

Vetë këngëtarja ka rrëfyer më herët se marrëdhënia e saj me Pique nuk ishte më e njëjta pas lindjes së djalit të tyre të dytë.

Domethënë marrëdhënia e tyre u ‘ftoh’ edhe më shumë asokohe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN