MENU
klinika

Ja çfarë raportojnë mediat britanike

Fundosja e varkës në “La Mansh”/ Shpëtohen 43 persona, humbin jetën 3 të tjerë

14.12.2022 - 13:43

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 43 të tjerë janë shpëtuar, nga incidenti i mëngjesit të sotëm.

Mësohet se disa nga të shpëtuarit u nxorën nga varka dhe disa të tjerë janë nxjerrë nga uji.

Sipas “Skynews” raporton se, forcat e shpëtimit kanë bërë të mundur të shpëtojnë disa prej personave që mendohet si ishin në barkën e fundosur.

Në bordin e anijes ishin 30 deri në 50 persona, tha një burim francez.

Varkat dhe ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare dhe një ambulancë ajrore u dërguan për të ndihmuar në një operacion kërkimi dhe shpëtimi.

Operacioni i kërkim-shpëtimin vijon ende.