MENU
klinika

Xhemajli: Zvicra, jo për barazim

“Shpresoj që Graniti dhe Xherdani të shënojnë sërish”

02.12.2022 - 16:18

Edhe pasi ka përfunduar karrierën me Kombëtaren e Zvicrës, Blerim Xhemajli vazhdon të jetë aktiv në futboll. Nau.ch ka biseduar me futbollistin e FC Zurich dhe ka folur për Katar 2022.

Blerim Xhemajli ka udhëtuar në Katar por më shumë si një ekspert për televizionin RSI. “Jam i kënaqur që këtë Botëror po e shijoj jashtë fushës. Është si një pushim për mua”, – tha shqiptari nga Tetova që ka 69 paraqitje për Kombëtaren e Zvicrës.

Janë Anglia dhe Brazili që e kanë impresionuar atë më së shumti gjatë Katari 2022. “Për mua, këto dy kombëtare janë për momentin favorite”. Duke folur për ndeshjen e radhës që Zvicra e luan kundër Serbisë, Xhemajli ka pasur një mendim paksa më ndryshe.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Një e atillë që nuk duhet të ndikohet nga ajo që është shkruar npër media”.

Nga një pikëvështërim emocional, 36 vjeçare pret që të jetë një ndeshje më ndryshe së katër vite me parë kur ai festoi me shqiponjën me duar me bashkëlojtarët e tij.

“Natyrisht duhet të përmirësoheni, por Zvicra ka kualitet. Nuk duhet ta kemi qëllim barazimin, ne duhet të luajmë për fitore. Shpresoj që Kombëtarja e jonë të aplikojë filozofinë e saj në fushë. Shpresoj që Graniti dhe Xherdani të shënojnë përsëri, kjo nuk ka të bëjë me politikën”, ka thënë ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin