MENU
klinika

I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Shtyhet sërish gjyqi për Arbër Paplekaj

19.12.2022 - 12:37

Seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, është shtyrë sërish.

Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, një ngjarje e ndodhur më 21 prill të vitit 2021, vetëm 4 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Burime për Gazetën Panorama bëjnë me dije se shkak i shtyrjes së seancës, është bërë kërkesa e trupit gjykues, i cili vlerësoi të nevojshme të marrë kohën e mjaftueshme sipas ligjit për të shqyrtuar kërkesat paraprake të paraqitura nga avokatët e të pandehurve si edhe t’i jepet kohë për t’u njohur me shpjegimet e prokurorëve të kësaj çështje.

Gjithashtu u kërkua ndarje e çështjes së Paplekajt nga ajo e policëve. Mes të tjerash u kërkua edhe pavlefshmëri e disa akteve të hetimit.

Kujtojmë se vrasja e Pjerin Xhuvanit tronditi opinionin publik, pasi ishte një vrasje që dyshohet se kishte prapavijë politike. Gjatë asaj periudhe përflitej për një grup për mbrojtjen e votës, ku dyshohet se ishte i përfshirë Paplekaj. Kjo vrasje do të çonte më pas në përplasje të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës që akuzonin njëra-tjetrën si të përfshira në këtë ngjarje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prokuroria kërkon burg për të gjithë

Mbërrijnë në gjykatë Arbër Paplekaj!

Ja masa e sigurisë për 10 të akuzuarit e tjerë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, burg për Arbër Paplekajn