MENU
klinika

“Çfarë ore erdhe në shtëpi?”

Si rrallëherë Dalina publikon bisedën me partnerin

25.12.2022 - 12:29

Vendosja e saj si anëtare e jurisë së “Dancing With The Stars” ka bërë që Dalina Buzi të jetë në qendër të vëmendjes kohët e fundit.

Me profesionin e saj si gazetare dhe moderatore, Dalina nuk i ka munguar ekranit apo rrjeteve sociale. Mirëpo ndonëse vetë është shumë aktive në këtë aspekt nuk mund të themi të njëjtën gjë për bashkëshortin e saj.

Ky i fundit siç e ka theksuar në disa dalje të saj vetë Buzi nuk ështe aspak një person televiziv madje as daljet e saj nuk i ndjek.

Së fundmi pas natës së mbrëmshme të spektaklit të kërcimit, Dalina ka publikuar në Instagramin e saj bisedën që ajo dhe bashkëshorti kanë realizuar këtë mëngjes.

Edhe nga pyetjet që ai bën duket që partneri i gazetares nuk është shumë i informuar mbi ndodhitë e televizionin, ku në një moment ngatërron edhe emrin e Arbana Osmanit.

Gjithsesi partneren e tij mbrëmjen e djeshme në “Dancing With The Stars” e kishte ndjekur si rrallëherë.

Një detaj për bashkëshortin e Dalinës e dimë, ai është vëllai i spikeres Beti Njuma.

Vetëm pak kohë më parë Beti tha në një intervistë se vëllai i saj është i martuar me Dalinën, madje dhe vetë spikerja ishte e ftuar në emisionin që drejton Buzi “Goca dhe Gra.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si iu duk prezantimi live i “Dancing With the Stars”?

Dalina Buzi flet për Bora Zemanin: I thashë personalisht se…

Tregon për herë të parë “arsyen”

Pse Dalina Buzi nuk flet asnjëherë për bashkëshortin?