MENU
klinika

Analiza e CNN

Si shkoi gjithçka kaq keq për Xi Jinping në 2022?

28.12.2022 - 10:23

2022 ishte menduar të ishte një vit triumfues për Kinën dhe udhëheqësin e saj Xi Jinping, pasi ai filloi dekadën e tij të dytë në pushtet me një zotim për t’i rikthyer kombit madhështinë.

Në vend të kësaj, Kina pati vitin e saj më të vështirë nën sundimin e Xi-t, pasi u tërhoq nga politika e tij e kushtueshme me zero-Covid – nga muaj të tëra që dërrmuan ekonominë dhe nxitën pakënaqësinë publike, deri te një braktisje me shumicë kaq e papritur që la një sistem të brishtë shëndetësor të përpëlitur, për të përballuar një shpërthim rastesh.

Kaosi dhe rrëmuja është një kontrast i fortë me fillimin e vitit, kur Pekini tregoi suksesin e masave të Covid duke e mbajtur koronavirusin kryesisht larg Lojërave Olimpike Dimërore.

Gjatë harkut kohor të një viti, politika karakteristike e pandemisë e Xi është kthyer nga një burim legjitimiteti për Partinë Komuniste në pushtet në një krizë spirale që kërcënon ta minojë atë.

Ndërsa një valë e paprecedentë infeksionesh – dhe vdekjesh – përfshin vendin, shumë kanë vënë në pikëpyetje pse pasi sakrifikoi aq shumë nën zero-Covid dhe priti kaq gjatë për t’u rihapur, qeveria në fund e la virusin të shqyejë një popullatë me pak paralajmërim ose përgatitje paraprake .

Ndërsa kufizimet u shtrënguan, më shumë vuajtje dhe tragjedi u shfaqën nga izolimi.

Punëtorët migrantë braktisën masivisht një fabrikë të mbyllur të Foxconn, duke ecur me kilometra për t’i shpëtuar një shpërthimi në vendin më të madh të montimit të iPhone në Kinë. Një djalë 3-vjeçar vdiq nga helmimi me gaz në izolim pasi nuk u dërgua menjëherë në spital. Një vajzë 4-muajshe ka ndërruar jetë në karantinë në hotel pas një vonese prej 12 orësh të mjekëve.

Më pas, në fund të nëntorit, një zjarr vdekjeprurës në një apartament në qytetin perëndimor të Urumqit shkaktoi zemërimin e publikut.

Shumë besonin se masat kishin penguar përpjekjet e shpëtimit, pavarësisht mohimeve zyrtare.

Protestat shpërthyen në të gjithë vendin, në një shkallë të paparë në dekada. Në kampuset universitare dhe rrugët e qyteteve të mëdha, turmat u mblodhën për të bërë thirrje për t’i dhënë fund testeve dhe masave të Covid,  duke kërkuar liri më të mëdha politike.

Në Shangai, protestuesit madje kërkuan që Xi të jepte dorëheqjen – një akt i paimagjinueshëm i sfidës politike ndaj liderit më të fuqishëm dhe autoritar të vendit në dekada.

Tani, shkalla e vërtetë e shpërthimit dhe vdekjeve mund t’i jepte një goditje të rëndë besueshmërisë së një qeverie që kishte justifikuar vite të tëra kufizimesh të dhimbshme me arsyetimin se ato ishin të nevojshme për të shpëtuar jetë.

Disa studime kanë vlerësuar se rihapja e papritur dhe e papërgatitur e Kinës mund të çojë në gati një milion vdekje – afër numrit të vdekjeve nga Covid në SHBA.

Ndërsa Kina hyn në dimrin e saj të tretë – dhe më të errët – pandemik, zero-Covid më në fund ka vdekur, por pasojat nga rënia e saj do ta ndjekin vendin në vitin e ardhshëm.

Burimi: CNN

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konkurrenca e vazhdueshme midis dy vendeve

Amerika do fitojë vetëm nëse dështon regjimi kinez

Mesazhi që duhet lexuar i takimit me Biden

Çfarë do sjellë ‘stuhia diplomatike’ e Presidentit kinez


"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?