570 hektarë tokë janë ende nën ujë në qarkun e Lezhës. Sipas Emergjencave Civile nga informacionet në terren, deri tani probleme ka pasur në Milot, në rrugën e Kombi, pasi ujërat kanë vërshuar në afërsi të dy banesave.
Niveli i lumit Mat, ka shtim te prurjeve por jo deri në pikën e rrezikut. Në Mamurras nuk relatohen deri me tani problematika.
Në bashkinë e Mirditës nuk raportohet për probleme, por në disa zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike të përkohshme.
Shkarkimet, nga HC që janë në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk janë problematike. Furnizimi me energji është i vazhdueshëm.
Lumi Gjader e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar problem deri tani. Të gjithë hidrovoret punojnë me kapacitet te plotë.