18.12.2022 - 13:06
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se serbë të armatosur të cilët janë prorusë, do të vijnë sot në Jarinjë.
Përmes një postimi në Facebook, Rexhaj ka kërkuar që në veri sot të ketë prani të FSK-së.
“Meqë serbët prorusë dhe të armatosur nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska po vijnë të dielën në mesditë në Jarinjë, pikërisht kjo është një situatë kur atje do të duhej të ishte FSK-ja”- ka shkruar deputeti i VV-së.
Nga ana tjetër Agim Musliu ka shkruar se mijëra serbë të krahut të djathtë të lidhur me Rusinë do të vijnë për të hequr pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Është e popullit"
Vuçiç: Nuk do t’ia japim askujt shtetin e Serbisë në pjatë!
‘Nëse tentohet të hiqen barrikadat me dhunë…’