MENU
klinika

"Ruajtja e sigurisë është kyç për rajonin"

Stoltenberg përmend Kosovën në fjalimin e fundvitit

21.12.2022 - 17:37

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbajtur fjalimin e fundvitit, ku nuk la pa përmendur dhe përfshirjen e saj në territorin e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij Stiltenberg tha se prania dhe misioni i NATO-s në Kosovë, është kyç për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe sigurinë në Kosovë, e cila është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. “-tha ai ndër të tjera.

Stoltenberg shprehet se 2022-ta ishte vit si asnjë tjetër, ndërsa ndahet mirënjohës edhe ndaj veteranëve të NATO-s për shërbimin e tyre dhe mbajtjen të sigurt të 30 kombeve.

Ai ju referua dhe rolit të organizatës në luftën në Ukrainë ku u shpreh se NATO është përgjigjur me forcë dhe unitet pasi brenda disa orësh nga pushtimi, aktivizuan planet e tyre të mbrojtjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!