MENU
klinika

"Të hetohet ky rast dhune dhe të zbardhet ngjarja"

Sulmi me grusht ndaj Berishës në protest, reagon presidenti Bajram Begaj

06.12.2022 - 16:36

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin me grusht ndaj kryedemokratit Sali Berisha, gjatë kohës që ai ishte në protest.

Përmes një reagimi, Begaj e ka dënuar ashpër sulmin, duke inkurajuar organet ligjzbatuese për një hetim të plotë dhe zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Reagimi i Begajt:
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dënon sulmin fizik ndaj z. Sali Berisha.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dënon ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj z. Sali Berisha, Deputet i Kuvendit, ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës.

Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.

Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes.

Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje"

Sulmi ndaj Berishës, reagon Basha

“Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale”

Berisha pasi u godit me grusht: Gjithçka e përgatitur