MENU
klinika

Disa mënyra

Të ftohur apo të bllokuar nga gripi? Si të luftoni me këto gjendje

21.12.2022 - 16:09

Të gjithë njerëzit që përjetojnë një gjendje gripale apo të ftohtin, përpiqen me të gjithë mënyrat për ta larguar sa më shpejt.

Për këtë ka disa mënyra se si të luftoni gjendjen tuaj kur jeni të ftohur apo me grip. Dy mënyrat më të mira për të luftuar këto dy gjendje janë hidratimi dhe dhe pushimi.Sipas ekspertëve, ka mënyra të tjera, pak më të pazakonta për të luftuar rrufën, dhimbjen e fytit dhe kollën.

Një banjë ose dush i ngrohtë mund të lehtësojë dhimbjet, një nga efektet anësore të këqija të insekteve që fshihen në heshtje këtë dimër.Qëndrimi ngrohtë mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të ftohjes, sipas Dr Simon Clarke, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e Reading.

Ai tha: ‘Nëse ndiheni të ftohur dhe keni nevojë të ngrini temperaturën e trupit, një banjë ose dush është një mënyrë për ta bërë këtë.’Jo vetëm që ju ngroh, por avulli në dush gjithashtu pastron sinuset tuaja të dëmtuara duke e bërë mukozën më të hollë. Kjo i lejon të kullojnë më lehtë.

Eksperti sugjeron të mbushni një tas plot me ujë të nxehtë dhe të merrni frymë me avull për të marrë të njëjtat përfitime.Uji i nxehtë në dush ose banjë gjithashtu rrit rrjedhjen e gjakut, gjë që relakson dhe qetëson muskujt tuaj – duke ju lehtësuar nga dhimbjet.

Gjithashtu një mënyrë tjetër është të dalësh shëtitje. Shëtitja dhe marrja e ajrit të pastër janë gjithmonë të mira për shëndetin tuaj. Por, sidomos në këtë kohë të vitit. Ecja mund të lehtësojë përkohësisht hundët e bllokuara duke hapur rrugët e frymëmarrjes.Ushtrimet e rregullta gjithashtu rritin sistemin tuaj imunitar me kalimin e kohës, gjë që mund t’ju ndihmojë në planin afatgjatë./

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Metoda natyrale... për ty dhe githë familjen

3 receta për t’u shëruar nga gripi…me mjaltë

Ja çfarë thotë mjekja specialiste

A është normale dhimbja e fytit në verë?