14.12.2022 - 21:39
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Burime bëjnë me dije për Panorama TV, se një person ka shkrepur armën dhe plumbi ka përfunduar në xhamin e një banese.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes ndërkohë që nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Tashmë pritet që policia të kryejë hetimet e plota për të zbardhur motivet.