MENU
klinika

"Autorët të nxirren përpara drejtësisë"

Tensionet në Kosovë/ Ministrja e Jashtme e Shqipërisë: Krizë e zgjatur artificialisht

27.12.2022 - 22:23

Shqipëria ka dënuar situatën e përshkallëzuar në veri të Kosovës. Në një postim në Facebook, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka thotë se kjo është një krizë e zgjatur artificialisht dhe që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990.

Sipas Xhaçkës, nuk është koha që të bëhen kërcënime ushtarake apo sulme ndaj policisë së Kosovës. Ministrja shkruan se këto duhet të marrin fund dhe autorët të nxirren përpara drejtësisë.

Postimi i Olta Xhaçkës:
Po ndjekim me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallezimi i tensioneve.

Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990 të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë bashkë me ish Jugosllavinë që shkoi e vate.

Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë.

Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikatat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët komentojnë situatën në veri të Kosovës

Rusia po përdorë përshkallëzimin e tensioneve në Ballkan për interesat e saj


Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë

Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër