MENU
klinika

"Sherret në veri i pëlqejnë qeverisë serbe"

Tensionet në veri të Kosovës, Nazarko: Përpjekje për të krijuar incidente

09.12.2022 - 16:24

Një sërë ngjarjesh të ndodhura në veri të qytetit të Mitrovicës janë komentuar nga analisti i njohur Mentor Nazarko si një situatë e komplikuar. Në një bashkëbisedim në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Nazarko u shpreh që ‘shkaqet janë të shumta, dhe nuk ka vetëm një shkak.

Janë përpjekje për të krijuar incidente, sigurisht nga Serbia, qeveria e Kosovës nuk ka interes që të krijojë incidente, por disa sjellje të saj kanë krijuar premisa për incidente’.

Sipas Nazarkos serbët kërkojnë që të rrisin peshën e vet negociuese, sherret në veri i pëlqejnë qeverisë serbe për të rritur peshën e saj në negociatat me Kosovën.

‘Në veri ka një përqendrim të krimit të organizuar, veprimtari kriminale, kontrabanda e cigares, naftës dhe barnave, produkteve që vijnë nga Serbia, pa ndonjë barrë fiskale, dhe kontrabandohen në pjesën shqiptare’, u shpreh Nazarko.

Për Nazarkon vendimi që ka marrë qeveria e Kosovës për targat, duke refuzuar këshillat e ndërkombëtare, e sidomos të Bliken, për një moratorium 1 vjeçar për çështjen e targave, kanë krijuar një situatë të tillë që e kanë tensionuar situatën.

Sipas tij ‘kryeministri Kurti ka treguar qasje konstruktive në momentin e fundit, duke e shtyrë marrëveshjen për targat dhe me gatishmërinë për të negociuar për planin franko-gjerman, dhe kjo është qasje konstruktive dhe taktikisht e gjetur’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN