MENU
klinika

"Teksa tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë"

The Times: Serbia vendoset në gatishmëri të lartë ushtarake

27.12.2022 - 16:55

Tensionet në veri të Kosovës vijojnë të rriten. Serbia ka rritur prezencën ushtarake në kufi, duke i vendosur në gatishmëri të lartë.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milos Vuçeviç ka deklaruar se ky ishte urdhri i Presidentit Vladimir Putin, teksa shtoi se në kufi janë vendosur 5000 forca ushtarake.

Dy ditë më parë u raportua për të shtëna me armë ndaj gazetarëve të pranishëm në veri të Kosovës. Ministria e Mbrojtjes e Letonisë konfirmoi se trupat e saj, të vendosura si pjesë e misionit të NATO-s, u qëlluan me armë zjarri.

“Të dielën, më 25 dhjetor, u qëlluan në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa po kryenin një patrullë vendase në Kosovë”, thuhet në një deklaratë, duke shtuar se askush nuk është lënduar dhe se është hapur një hetim.

Qendresa Bellagoshi, reportere e televizionit kosovar dhe Elsad Sinani, shofer, morën trajtim mjekësor pasi vetura e tyre u sulmua me gurë në veri të Kosovës nga serbët. Bashkimi Evropian e dënoi incidentin, duke thënë: “Ky dhe incidentet e mëparshme që prekin punën e mediave janë të papranueshme”.

Këtë muaj Serbia kërkoi kthimin e trupave të saj në pjesët serbe të Kosovës veriore, duke rritur praninë e tyre nga 100 në 1,000 ndërsa pretendonte se misionet paqeruajtëse ekzistuese të BE-së dhe NATO-s kishin dështuar në mbrojtjen e pakicës serbe të Kosovës. Rreth 4,000 trupa të NATO-s janë të stacionuara në rajon.

Tensionet në veri të Kosovës nisën për shkak të reciprocitetit të targave. Kosova ndaloi përdorimin e targave serbe, duke kërkuar që në vend të tyre të përdoren targat “Republika e Kosovës”. Zyrtarët lokalë, gjykatësit dhe policia dhanë dorëheqjen në shenjë proteste për këtë, duke bërë që Kosova të caktojë zgjedhjet lokale për 18 dhjetor në disa zona me shumicë serbe, të cilat u desh të shtyheshin për shkak të tensioneve. Zgjedhjet tani do të mbahen në prill.

Serbët filluan të bllokojnë kalimet kufitare këtë muaj, duke vendosur barrikada në rrugë në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policëve që mendohet se janë përfshirë në të shtënat ndaj efektivëve shqiptarë etnikë.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë është shënjestruar me një granatë trullosëse, thuhet në një komunikatë për media. “Ky sulm, si dhe sulmet ndaj policëve të Kosovës, janë të papranueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Prishtina do sulmojë me 1500 trupa”

Tensionet/ Zbulohen lajmet e rreme të mediave serbe

‘Shfrenohet’ në konspiracione e dezinformata

Zyrtari serb: Kosova po bëhet gati të sulmojë njerezit tanë


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!