Denzel Dumfris është rikthyer të jetë një nga objektivat e Çelsit që i duhet patjetër një përforcim në krahun e djathtë, aty ku Azpilikueta 33-vjeçar është me valixhe në duar.
Dëmtimi i Ris Xhejms e ka vështirësuar edhe më tej situatën e bluve të Londrës që kanë shënjestruar përsëri holandezin e Interit si idealin, madje këtë herë tentativa për të mbërritur tek ai mund të vijë që në janar.
Nisur nga konkurrenca për 26-vjeçarin dhe dëmtimi i Xhejmsit, Çelsi do të provojë të bindë Dumfrisin dhe Interin për ta realizuar operacionin që në merkaton e dimrit, me zikaltrit që e kanë piketuar holandezin si të sakrifikuarin e merkatos së tyre.
Sipas “Il Corriere dello Sport”, tek Interi janë gati ta lënë të shkojë Dumfrisin nëse Çelsi do të trokasë në janar me 60 milionë euro.