Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është përfshirë në një konflikt me familjen e tij. Policia bën të ditur se i riu me inicialet A.R, u shoqërua nga efektivët në komisariat, mirëpo jo çdo gjë shkoi siç duhet. 20-vjeçari kundërshtoi me dhunë shërbimet e policisë. Më pas u bë i mundur neutralizimi i tij dhe dërgimi në paraburgim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Oficerët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan arrestuan shtetasin A. R., 20 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë shoqërimit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, për veprime të mëtejshme procedurale, në lidhje me një konflikt në familje, në të cilit dyshohet se ky shtetas ishte i përfshirë, 20-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë, shërbimet e Policisë.