Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi ditën e sotme Bjellorusinë fqinje ku u takua me aleatin e tij, Aleksandër Lukashenkon, ndërsa së fundmi janë publikuar edhe detaje nga udhëtimi i tij.
Daily Mail raporton se avioni në të cilin Putin po fluturonte nuk u nis nga Moska ashtu si u njoftua më herët por nga Shën Petërburgu në mënyrë që të shmangej kalimi në hapësirën ajrore të Ukrainës.
Gjithashtu besohet se njëkohësisht me avionin e Putin u nisën edhe dy mjetet të tjera fluturuese identike për të ngatërruar palën ukrainase në rast se do të kishte një sulm të planifikuar ndaj liderit rus.
Ndërkohë nga pamjet e publikuara në momentet e mbërritjes së Putin në aeroportin e kryeqytetit bjellorus shihet që Putin ka zbritur nga shkallët teksa duket i lëkundur, ndërsa në fund, ai kërcen nga shkallët për në tokë.
Ai shoqërohej nga truprojat e tij, ku besohet se një prej tyre mbante në një valixhe një jelek antiplumb, ndërsa masat e sigurisë mbetën të larta edhe pas largimit nga aeroporti ku ai u shoqërua nga një eskortë ushtarake.