MENU
klinika

Edhe Tite i Brazilit mbyll ciklin

Van Gaal ikën, ja kush e merr drejtimin e Holandës

10.12.2022 - 13:49

Pas eliminimit nga Kupa e Botës që po mbahet në Katar, trajneri i kombëtares së Holandës, Van Gaal largohet përfundimisht nga drejtimi i kësaj skuadre.

Dje Holanda u mund me rezultatin 4 me 3 për Argjentinën, (me penallti). Duke nisur nga 1 janari në krye të Holandës ulet Ronald Koeman.

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit”, do të theksonte 71-vjeçari, ndërsa kjo është herë e dytë për të që eliminohet nga Argjentina me penallti në Kupën e Botës. E para përkon me kampionatin botëror Brazil 2014.

Neymar Tite
Neymar Tite

Edhe cikli i Tites në krye të Brazilit mbyllet me zhgënjim. Menjëherë pas eliminimit të bujshëm përballë Kroacisë, trajneri njoftoi largimin e tij, në fakt e kishte konfirmuar edhe më herët se ky do të ishte Botërori i tij i fundit pavarësisht se si do të përfundonte:

“Kjo ishte një zgjedhje e bërë 1 vit e gjysmë më parë, është fundi i një cikli”, theksoi Tite. Në Brazil kanë nisur menjëherë sondazhet për pasuesin e tij të mundshëm, ku ëndrra më e madhe mbetet një dhe e vetme, Pep Guardiola.

Ky duket një mision thuajse i pamundur, pasi Guardiola sapo rinovoi me Man.City deri në 2025. 5 herë kampionët e botës kanë tentuar edhe më herët të joshin mjeshtrin spanjoll, por Guardiola është i destinuar të mbetet një ëndërr, në një kohë kur vijon të drejtoj me sukses Man.City.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN