MENU
klinika

"Më kërkuan të mos e denoncoja rastin, por…"

Vdekja e foshnjës në spitalin e Pejës, flet babai

22.12.2022 - 20:13

Një ngjarje e rëndë është shënuar javën e kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku një foshnje i sapolindur humbi jetën pasi dyshohet se është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë.

Babi i foshnjës, në një prononcim për mediat kosovare, ka deklaruar se nuk është i sigurt nëse stafi i spitalit i ka mbledhur të gjitha “copat” e foshnjës së tij, për t’i dorëzuar në mënyrë që kryheshin ritet e varrimit.

Në një intervistë për “Gazeta Express”, babai i foshnjës është shprehur se ka parë me sytë e tij një punonjës teksa ka mbledhur “copat” pas futjes në rrobalarëse.

“Ka lind normal, po të nesërmen masi kemi dashtë me marrë foshnjën, prej mos kontrollit dhe papërgjegjësi së punës e kanë fut në lavatriçe edhe është i dëmtuar komplet, copa-copa e kemi pa duke i mbledh. Në makinë sa ka nejt nuk e di, por mbasi e kemi marrë atë trup unë nuk e di hala a është komplet çdo gjë e tij, komplet copë-copë, sikur kafshata-kafshata. Me datën 14 u hap rasti në polici, kemi pas me marrë në orën 12:00 me bë varrimin. E morëm foshnjën pas 5 orësh që e kemi pas të caktuar me marrë.E kemi marrë foshnjën me një kuti, në mënyrë mizore dhe e kemi dërgu për varrim. Policinë e kemi njoftu kur kemi shku me marrë foshnjën, e pam që po ikun prej përgjegjësisë dhe po na shtyjnë marrjen e foshnjës, qaty kemi dyshu. Edhe vazhduam poshtë sepse i pam lëvizjet e punonjësve aty, vazhduam prapa tyre dhe e pam që u shku njeri te lavatriçja dhe është duke i mbledhë copat e foshnjës, prej aty jemi kthy nalt në gjinekologji dhe  e kemi lajmëru rastin në polici, na bojshin motrat që mos e lajmëroni rastin. Ne e kemi lajmëru rastin ka ardhë prokuroria dhe inspektorati i Shëndetësisë”, ka deklaruar prindi i foshnjës.

 

 

Po ashtu ai rrëfeu se kishte shkuar për ta marrë trupin e pajetë të foshnjës në orën 12:00 me datën 14 dhjetor, por arritën ta merrnin pas 5 orësh insistim. Pasi e kanë marrë, ai u shpreh se infermieret në Gjinekologji i kanë thënë që të mos e bëjë rastin publik apo ta denoncojë në polici.

Edhe pse ky rast kishte ndodhur me datën 14 dhjetor, u bë i njohur vetëm mbrëmë me datën 21 dhjetor.

Njoftimi i plotë i MSh-së:

Sot pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave dhe detajeve të rastit të rëndë të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është liruar nga detyra U. d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, z. Shaban Osmanaj.

Në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit. Konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoratit Shëndetësor.

Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ripërsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garantohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale.

Në të njejtën kohë shprehim mbështetjen për Prokurorinë e Policinë që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi.

Ndërsa U.D. Ministrja e Shëndetësisë ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!