MENU
klinika

Fituesja e Pulitzerit në shqip

‘Vdekja e së vërtetës’

16.12.2022 - 14:06

Libri trajton nje gamë temash relevante si E verteta dhe Gazetaria, Fake news dhe Faktet alternative, Mediat sociale dhe Disinformacioni etj.

Biblioteka e lexuesit shqiptar, në menyrë të veçantë bibiloteka e gazetarit, është pasuruar së fundmi me librin “Vdekja e së vërtetës”, të autores së njohur amerikane Michiko Kakutani, botuar nga Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me AMA. Autorja është një gazetare e njohur që ka punuar për Washington Post, Time dhe New York Times. Kakutani është fituese e çmimit Pulitzer.

Libri “Vdekja e së vertetës” është vleresuar me superlativa nga kritika. Fareed Zakaria shkruan: “Një libër i pasur, erudit. . . Ajo shpjegon shkëlqyeshëm forcat kulturore dhe politike që na sollën në gjendjen tonë të tanishme të dhimbshme – nje liber qe duhet lexuar.” “Kushdo që dëshiron një përmbledhje koncize të vdekjes së së vërtetës duhet t’i drejtohet librit me të njëjtin emër të Michiko Kakutanit,”shkruan Edward Luce për Financial Times.

Libri eshte i dobishëm për lexuesin shqiptar pasi trajton nje gamë temash relevante si E verteta dhe Gazetaria, Fake news dhe Faktet alternative, Mediat sociale dhe Disinformacioni etj.

Libri ka ardhur në shqip i përkthyer nga përkthyesi Virgjil Muci.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale