MENU
klinika

Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Vendimet që u morën sot ndaj Arbër Paplekajt

22.12.2022 - 11:58

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, në 21 prill të vitit të kaluar.

Sipas burimeve, gjykata vlerësoi si të drejtë kërkesën e paraqitur nga dy trashëgimtarët e tjerë të viktimës Pjerin Xhuvani, për të marrë pjesë në këtë proces.

Gjithashtu gjykata vlerësoi të drejtë parashtrimin e avokates Rezarta Tahiraj, për ti dhënë kohë për të paraqitur Dëshmine e Trashëgimisë, se familjes Xhuvani për në 27 Dhjetor 2022 për të garantuar vijimin e seancave gjyqësore.

Më herët u raportua se është rrëzuar kërkesa e avokatëve për ndarjen e dosjes në disa pjesë, pra që policët të gjykohen më vete dhe Paplekaj më vete

Kujtojmë se vrasja e Xhuvanit tronditi opinionin publik, edhe për vetë rrethanat në të cilat u zhvillua ngjarja, që dyshohet se ndodhi për motive politike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Arbër Paplekaj mbërrin në sallën e gjyqit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Gjykata merr vendim për dosjen ndaj Arbër Paplekajt