MENU
klinika

“Pianodrom”

Vepra të kompozitorëve shqiptarë në Universitetin e Arteve

06.12.2022 - 17:02

Festivali “Pianodrom” organizoi mbrëmjen e djeshme një koncert me 11 vepra të kompozitorëve shqiptarë, në Universitetin e Arteve të Tiranës.

Drejtuesi i festivalit, kompozitori Aleksandër Peçi, në përfundim të aktivitetit është shprehur me superlativa për studentët që interpretuan e njëkohësisht dhe për profesoret e pianos Merita Rexha Tërshana, Kristina Petrollari e Rudina Ciko, për dashurinë e madhe që kultivojnë tek studentët për gjuhën shqipe në tinguj.

Një vend të konsiderueshëm në përbërjen e programit zunë kompozitorët e traditës, që hodhën themele të forta në zhvillimin e artit muzikor profesionist shqiptar, bazë në të cilën vijuan, kompozitorët e mëvonshëm. Por krahas tyre edhe veprat e kompozitorëve të rinj, me tendencën e tyre gjithmonë në kërkim për shprehjen e ideve e koncepteve të reja krijuese, drejt një gjuhe më bashkohore e avangard.

Ishte një koncert me mjaft interes, jo vetëm në aspektin e kuriozitetit njohës, por dhe me interpretimin ekselent të pianistes Kristina Petrollari Laço. Në këtë koncert të “Pianodromit” u intrepretuan vepra premierë për publikun tonë të kompozitorëve K.Aliçkaj, V. Beqiri, L. Jupolli, I. Mehmetaj, B. Shehu, D. Zyberi, E. Bejo, dy vepra Th. Simaku, dy vepra R. Rudi.

Koncerti u mbyll me dy vepra” Stakato brilante” mbi motivet e filmit “Në shtëpinë tonë” dhe “Valle brilante Çame “ nga kompozitori Aleksandër Peçi. E para për dy piano luajtur nga duo Zdrava e Gjura dhe e dyta luajtur nga Armando Nunka.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale