MENU
klinika

U përdor 30 kg tritol, nuk dihet pronari

Shembet pallati 5-katësh në Dhërmi!

11.12.2022 - 17:26

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar sot në Dhërmi ku ka kryer edhe shembjen e një godine 5-katëshe e cila rezulton të jetë ndërtuar pa leje. Përmes një njoftimi zyrtar IKMT bën me dije se shembja e objektit me 2160 metër katror është bërë me shpërthim të komanduar, ku është përdorur një sasi prej 30 kg lëndë eksplozive.

IKMT, prish me shpërthim të kontrolluar objektin 5 katësh në Dhërmi/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh (4 kate mbi tokë një nën tokë) pa leje në Dhërmi. Sipërfaqja e ndërtimit të këtij objekti është 2160 metër katror. Për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku do të vendosen 30 kilogramë lëndë eksplozive. Shpërthimi do të kryhet në orën 15.00″, shkruhet në njoftimin zyrtar. Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.

Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, ndër të tjera njoftojnë se kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.

Ndërsa nuk ka asnjë të dhënë se kush është pronari i godinës së shkatërruar që rezulton e ndërtuar pa dokumente.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit

Shembet pallati 5-katësh në Shkëmbin e Kavajës