02.12.2022 - 00:24
Pas eliminimit nga Kupa e Botës për herë të dytë radhazi, vjen edhe tërheqja nga radhët e Gjermanisë. Në fakt edhe pritej, Thomas Muller i ka dhënë lamtumirën Gjermanisë. Sulmuesi i njohur ka njoftuar pas elimiminit nga Botërori se nuk do jetë më pjesë e përfaqësueses.
“Ishte ndeshja ime e fundit. Ne patëm momente të jashtëzakonshme së bashku. Në çdo ndeshje përpiqesha të lija zemrën time në fushë” – tha 33-vjeçari.
Muller numëron 120 paraqitje me kombëtaren e tij, ku ka shënuar 44 gola. Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtyre viteve, duke ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Japonia mban lart flamurin në Azi
Gjermania e katranos por me shifra pozitive, rekord i Spanjës
Po goli i dytë i Japonisë?