MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Vota e emigrantëve, Celibashi: Është prioriteti numër 1 i KQZ-së

16.12.2022 - 23:47

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se vota e emigrantëve është prioriteti numëri 1 i komisionit. Me anë të një postimi në Facebok, Celibashi shkruan se në Nënkomisionin Parlamentar për Diasporën ka deklaruar se partitë politike dhe Kuvendi janë të detyruar që të përmbushin detyrimin e Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i Plotë:

Votimi nga jashtë ka qenë dhe mbetet prioriteti Numër 1 për KQZ Shqiperi. Sot në Nënkomisionin Parlamentar për Diasporën dhe Migracionin, treguam çfarë KQZ ka bërë për të përmbushur këtë prioritet. Tani partitë politike dhe më pas Kuvendi janë të detyruar të përmbushin urdhërimin e Gjykatës Kushtetuese për të plotësuar boshllëkun ligjor për votimin nga jashtë sa më shpejt, jo më vonë se Dhjetori 2023.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Celibashi: Do vendosim kur të na vijë kërkesa

Zgjedhjet lokale/ Cila PD do regjistrohet në zgjedhje?

Sot zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet e pjesshme

Celibashi thirrje partive politike: Respektoni Kodin Zgjedhor