MENU
klinika

Pas "tensioneve" për Samitin

Vuçiç ndan foton me Ramën: Fola me mikun tim për “Open Ballkan”

06.12.2022 - 13:04

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndarë pamje nga takimi me kryeministrin Edi Rama. Në postimin e tij, presidenti serb shkruan se të dy folën për çështjen e Ballkanit.

“Me një mik @Ediramaal kam folur për nismën e “Open Ballkan” dhe çështjet tona të zakonshme,”-shkruan presidenti serb.

Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë,  migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Askush nga Serbia nuk do shkojë në Tiranë!"

Aleksandër Vuçiç bojkoton Samitin e BE

Nga Macron, Scholz e Maloni tek kryeministri kritik ndaj BE

Kush janë liderët evropianë që do të “zbarkojnë” nesër në Tiranë