MENU
klinika

"Është e popullit"

Vuçiç: Nuk do t’ia japim askujt shtetin e Serbisë në pjatë!

17.12.2022 - 17:41

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua Prishtinës dhe ndërkombëtarëve se shteti i Serbisë nuk do t’u dorëzohet në pjatë, “ashtu siç ata do të donin dhe se Serbia i përket popullit të saj”.

“Duhet të shpëtojmë vendin, do të kemi sukses në tërheqjen e investimeve dhe rritjen e PBB-së, pagave dhe pensioneve dhe në rritjen e standardit të jetesës, por ne duhet ta shpëtojmë vendin tonë”, tha Vuçiç në kongresin e SPS-së, shkruan Euronews Serbia.

Duke iu referuar situatës në Veri, Vuçiç tha se ‘po arrestojnë dhe ngacmojnë serbët dhe po punojnë për përshkallëzim të tensioneve’.

“Dhe pastaj arrestuan Srđan Trajkoviçin, gjasme e akuzonin për krime lufte, edhe pse ka punuar në Policinë e Kosovës për gati nëntë vjet”, tha Vuçiç.