MENU
klinika

"Edhe nëse qetësohet situata, pas 15 ditësh do…"

Vuçiç: Qëllimi i Prishtinës është të dëbojë serbët nga veriu

27.12.2022 - 18:03

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish për tensionet e krijuara në veri të Kosovës. Gjatë një takimi me patriarkun Porfiri, Presidenti serb tha se qëllimi i Prishtinës është të dëbojë të gjithë shtetasit serë nga veriu i Kosovës.

Sipas Vuçiçit, edhe nëse situata në vend qetësohet, do të ketë sërish trazira pas 15 ose 30 ditësh.

“Duke pasur parasysh situatën gjeopolitike, si dhe faktin që duan të na shtypin për shkak të situatës me Rusinë dhe Ukrainën, mos dyshoni se kjo do të vazhdojë. Nuk jam i sigurt se do të mund ta kapërcejmë, sepse ne po flasim me dikë që nuk dëshiron të dëgjojë asnjë argument”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka theksuar se përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Prishtinë dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kanë nevojë që serbët të dëbohen nga Kosova, sepse vetëm kështu e shohin zgjidhjen e problemit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN