Shtëpia e Bardhë ka zbuluar detaje se grupi mercenar rus “Wagner” po blen armë nga Koreja e Veriut dhe po rekruton të dënuarit për të luftuar në Ukrainë. Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA, John Kirby, foli për këtë çështje duke vënë në dukje se Moska gjithnjë e më shumë po bëhet e varur nga Yevgeny Prigozhin, kreu i Wagner.
“Në fakt, Prigozhin kontrollon një ushtri private që lufton përkrah forcave të Federatës Ruse. Ai po shpenzon më shumë se 100 milionë dollarë në muaj për të financuar operacionet e Wagner brenda Ukrainës”, tha Kirby.
Më tej, Shtëpia e Bardhë tha se është në kërkim të armëve nëpër botë. “Ne mund të konfirmojmë se Koreja e Veriut ka përfunduar një dërgesë fillestare të armëve për Wagner, e cila ka paguar. Muajin e kaluar, Koreja e Veriut dërgoi raketa për t’u përdorur nga Wagner”, tha Kirby.
Kur Uashingtoni tha muajin e kaluar se në Rusi kishin mbërritur predha nga Koreja e Veriut, Peniani e mohoi një gjë të tillë. Por zbulimet e fundit mund ta vendosin Korenë e Veriut përballë ndëshkimeve ndërkombëtare. Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, tha se Koreja e Veriut do të ndëshkohet për rolin e saj në luftë. “Fakti që presidenti Putin po i drejtohet Koresë së Veriut për ndihmë është një shenjë e dëshpërimit dhe izolimit të Rusisë”, tha ai.
Kirby u shpreh se SHBA vlerëson aktualisht se Wagner kanë rreth 50 mijë ushtarë në Ukrainë, duke përfshirë 10 mijë mercenarë dhe 40 mijë të dënuar, të cilët u nxorën nga burgjet për të fituar lirinë në këmbim të 6 muajve luftë.