MENU
klinika

Krishtlindjet e para pa Mbretëreshën Elizabeth

William dhe Kate publikojnë portretin familjar për festat

14.12.2022 - 12:49

Princi William dhe Princesha e Uellsit, Kate Middleton, kanë publikuar një foto të re familjare për kartolinën e tyre vjetore të Krishtlindjes.

Fotoja tregon çiftin dhe tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, duke ecur së bashku në një kopsht dorë për dore. Imazhi është bërë nga fotografi Matt Porteous në fillim të këtij viti në Norfolk.

Krishtlindjet e para pa Mbretëreshën Elizabeth, William dhe Kate

“Princi dhe Princesha e Uellsit janë të lumtur të ndajnë një foto të re të familjes së tyre ”, tha zëdhënësi i tyre.

Krishtlindjet e para pa Mbretëreshën Elizabeth, William dhe Kate

Karta e parë e Krishtlindjeve e mbretit Charles si monark u publikua dje. Foto tregon Mbretin dhe gruan e tij në Mbledhjen Mbretërore të Braemar.

Krishtlindjet e para pa Mbretëreshën Elizabeth, William dhe Kate

Imazhi është realizuar nga fotografi fitues i çmimeve Sam Hussein më 3 shtator, pesë ditë para vdekjes së Mbretëreshës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN