MENU
klinika

Marshim nga sheshi Skënderbej drejt ish-hotel Dajtit

Zbardhet skenari i protestës/ Demokratët do të mblidhen nga rrugë të ndryshme në Tiranë

06.12.2022 - 11:17

Zbardhet skenari që do të ndjekë Partia Demokratike për protestën e thirrur sot në orën 12:00, në një kohë kur mbahet paralelisht dhe samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se demokratët do të mblidhen nga rrugë të ndryshme të Tiranës në Sheshin Skëndërbej apo dhe në vende të tjera.

Grumbullimi i tyre pritet të nisë rreth orës 11:30. Ndërkohë që në këtë orë do të nisë marshimi i simpatizantëve apo dhe përfaqësuesve të PD-së nga selia blu dhe më pas do të bashkohen të gjithë para ish-hotel Dajtit. Kujtojmë se kjo zonë është bllokuar si perimetër sigurie për shkak të mbajtjes së samitit.