MENU
klinika

Në shkretëtirën e Amerikës së Jugut

Zbulohen 100 dizajne të lashta

20.12.2022 - 20:40

Studiuesit kanë zbuluar qindra gjeoglife, figura të mëdha të gdhendura në shkretëtirën e Amerikës së Jugut, që datojnë më shumë se 2000 vjet më pare. Kërkimet peruane dhe japoneze raportuan zbulimin e 168 modele të reja në vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në bregun jugor të Paqësorit në Peru.

Studiuesit kanë zbuluar rreth 100 gjeoglife, figura të mëdha të gdhendura në shkretëtirën e Amerikës së Jugut, që datojnë më shumë se 2000 vjet më parë.

Dizajnet e reja të zbuluara rreth fushës së lashtë Nazca të Perusë dhe zonave përreth mund të sjellin informacione të reja rreth veprave misterioze të artit parakolumbiane që kanë intriguar shkencëtarët dhe vizitorët për dekada.

Ato përfaqësojnë njerëzit, macet, gjarpërinjtë, balenat vrasëse, zogjtë dhe kafshë si lamat, guanakos dhe alpaka.

Pas dy viteve sondazhe në terren me fotografi ajrore dhe dronë, kërkimet peruane dhe japoneze nga Universiteti Yamagata në fillim të këtij muaji raportuan zbulimin e 168 modeleve të reja në vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në bregun jugor të Paqësorit të Perusë.

Jorge Olano, kryearkeologu për programin e kërkimit tha se qëllimi i linjave Nazca, të cilat mund të shiheshin vetëm nga ajri, mbetet një mister.

Universiteti “Yamagata” tha se kërkimi do të përdoret në sondazhet e bazuara në inteligjencën artificiale për të ndihmuar në ruajtjen e linjave.

Studimet në bashkëpunim me qeverinë e Perusë kanë ndihmuar në përcaktimin dhe mbrojtjen e zonës, e cila po përballet me kërcënime nga zhvillimet urbane dhe ekonomike.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit