MENU
klinika

“Ngjan si pronar klubesh striptizmi”

Zelensky kritikohet për veshjen e tij në SHBA

23.12.2022 - 19:20

Kritikët e krahut të djathtë kanë qortuar presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky për veshjet luftarake, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongres, ku ai bëri lutje për më shumë fonde për të ndihmuar përpjekjet e mbrojtjes së Kievit.

Komentatori Tucker Carlson shenjëstroi Zelenskyn, në emisionin e tij në Fox News. Ai e akuzoi liderin ukrainas se vishej si ‘pronar i një klubi striptizi që kërkon para’ në mes të problemeve që kanë edhe vetë Shtetet e Bashkuara.

“Trego pak respekt, merr me qira një kostum”, raportohet të ketë thënë Carlson.

Kritikave iu bashkua edhe Donald Trump Jr., djali i ish-presidentit Donald Trump, i cili e quajti Zelenskyn ‘mbretëresha e mirëqenies’.

Në vizitën e tij të parë jashtë vendit që kur Rusia pushtoi vendin e tij në shkurt, Zelensky u shfaq në Shtëpinë e Bardhë i veshur me një xhup ngjyrë ushtarake, pantallona me ngjyra të ngjashme dhe çizme luftarake, në ndryshim nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili kishte veshur një kostum.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga puthja me Pelosin, shkëmbim i flamujve te fjalimi emocionues!

Gjithçka ndodhi në vizitën e Zelenskyt në SHBA