MENU
klinika

FOTO

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë

21.12.2022 - 21:44

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, Ëashington. Ai është pritur nga presidenti  Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden.

Theksojmë se kjo është vizita e parë e Zelenskyt që prej fillimit të luftës në Ukrainë, më 24 shkurt të këtij viti. Ndërsa shumë liderë të tjerë perëndimorë kanë vizituar presidentin ukrainas në Kiev, Biden nuk e ka vizituar për shkak të shqetësimeve në rritje të sigurisë.

Zelensky u shpreh se është në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, presidentin amerikan, Joe Biden dhe Kongresin për mbështetjen e tyre shumë të nevojshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të tmerruar, ditë e zezë për Evropën”

Agresioni ndaj Kievit/ Liderët botërorë në alarm!